Dukesha e Kembrixhit shpesh është konsideruar si ikon e modës – shumë bluza të bukura, fustane, pallto dhe këpucë e aksesorë mahnitës.
Duke pasur parasysh që ajo po përfaqëson familjen mbretërore në një skenë ndërkombëtare, Kate duhet të duket bukur, ajo duhet të zgjedh veshje klasike që do të duken në trend edhe pas disa kohësh.
Nuk është një detyrë e lehtë t’i përmbahesh të gjith protokolleve, ndërsa gjithashtu mbetesh ikon shumë e pëlqyer nga publiku.
Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit, Kate ka bërë zgjedhje dukshëm më në trend, duke favorizuar rrobaqepësinë e mprehtë, shmangur ngjyrat e guximshme dhe ka eksperimentuar me aksesorët e flokëve.
Në vend të fustaneve dhe palltove të stilit të Mbretëreshës Elizabeth, ajo filloi të veshë fustane që ne do të presim të shohim në Victoria Beckham ose infulecuesit tanë të preferuar francezë.
Këtë verë ajo ka shfaqur një koleksion të shkëlqyeshëm të fustaneve elegantë verorë.
Sekreti i të gjitha paraqitjeve të Kate, që i bënte fustanet të dukeshin më madhështor, ishte rripi i vendosur, i cili theksonte më bukur belin e dukeshës.
Ja disa raste kur Kate e vendosi në funksion këtë hile:
/Telegrafi/