“Kjo është arritja më e madhe në historinë e futbollit slloven. Nuk mund të krahasohet me asgjë, as në nivel kombëtar dhe as me klube”, thotë gazetari Milan Doknic për MARCA.
Ekipi i tyre nuk ka fituar, por as nuk ka humbur: 1-1 me Danimarkën, 1-1 me Serbinë dhe 0-0 me Anglinë. Ata mbeten të pamposhtur dhe për herë të parë kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve në një turne madhor.
“Për më tepër, ne e kemi arritur këtë gjë, për mendimin tim, në një grup të vështirë”, deklaroi sulmuesi Andraz Sporar.
Jan Oblak, i cili humbi festën në dhomat e zhveshjes për shkak të kontrollit antidoping, tashmë po shikon drejt së ardhmes.
Slovenia qualify for the knockout round of a major tournament for the first time 🇸🇮👏#EURO2024 | #ENGSVN pic.twitter.com/ksb0TNuH3V
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 25, 2024
“Është një ditë historike, por në futboll ajo që ka më shumë rëndësi është ndeshja e ardhshme. E dimë se do të jetë e vështirë, por do të kërkojmë më shumë”, deklaroi portieri i Atletico Madridit.
Pas kualifikimit të Sllovenisë në mesin e 16-të më të mirave, fshihen disa sekrete. “Dy vjet më parë luajtëm kundër Serbisë dhe humbëm 4-1 në Beograd. Kjo ishte pika e kthesës. Që atëherë nuk kemi bërë gjë tjetër veçse të rritemi si ekip”, deklaroi Adam Gnezda Cerin.
“Disa ishin skeptikë. Shpresoj që tani të mos dyshojnë më që e merituam të ishim këtu”, deklaroi përzgjedhësi Matjaz Kek.
About last night 😍#SrceBije 🇸🇮 #EURO2024 pic.twitter.com/0dA2VZbOL3
— NZS | FA Slovenia (@nzs_si) June 26, 2024
Monedha e fatit dhe qebapët ‘Poldi’
Por burimet e suksesit të Sllovenisë shkojnë përtej strategjisë së lojës. Mbrojtësi i majtë, Erik Janza, për shembull, mban një monedhë që Federata ua dha pas kualifikimit në Euro 2024 dhe e mban me krenari.
“Është një monedhë argjendi që na solli fat. Nga tani e tutje do ta mbaj në të gjitha ndeshjet e kombëtares”, deklaroi ai.
Një ritual që edhe babai i lojtarit, Joze, e përsërit. “Para disa kohësh gjeta një monedhë 2 euro dhe e mbaj në dorë në çdo lojë. Mendoj se sjell fat, sepse Sllovenia nuk ka humbur asnjë lojë që atëherë”.
Festën e ‘pas ndeshjes’ e organizoi Janza. Për të festuar kualifikimin dhe ditëlindjen e tij të 31-të, ai porositi darkë nga Lukas Podolski, shoku i tij i skuadrës në Gornik Zabrze.
Thank you @Podolski10 for after match refuel ❤️😁 pic.twitter.com/fYRAxXHY79
— NZS | FA Slovenia (@nzs_si) June 25, 2024
“E telefonova dhe e pyeta nëse mund të sillte 50 qebapë dhe ai gjithashtu solli kos dhe disa pije”, zbuloi Janza për festën e ekipit.
Lumturia e Ilicicit
Por, nëse është dikush që përfaqëson më mirë lumturinë e Sllovenisë, ai është Josip Ilicic. Në moshën 36-vjeçare, pas dy vite e gjysmë larg kombëtares dhe pasi kapërceu një depresion të rëndë, ai dha një leksion jete për të festuar kalimin historik të Sllovenisë.
“Jo, nuk e prisja të isha këtu. Prisja të isha në det, por ndodhi dhe jam shumë i lumtur. Jeta mund t’ju marrë shumë gjëra, por mund t’ju japë edhe më shumë… Duhet të jeni të lumtur dhe të kënaqur që keni mundur të luajmë një lojë si kjo. Ne jemi si një familje dhe e ndjejmë mbështetjen e tifozëve”, deklaroi legjenda sllovene.
‘Numri 10’ i Mariborit, për të përshkruar vendin e tij dhe arritjen e madhe e mbylli me disa fjalë.
“Sllovenia është e vogël, por ka një zemër të madhe. Këta djem meritojnë gjithçka. Ne kemi treguar se ekipet më të vogla mund të bëjnë gjëra të mëdha”, nënvizoi Ilicic. /Telegrafi/