Sekretari tekniku i Barcelonës, Robert Fernandez, ka folur për mundësinë e transferimit të Marco Verrattit në Spanjë.
Ylli i Paris Saint-Germainit nuk është i lumtur dhe agjenti i tij ka treguar se dëshira është klubi katalnuas.
“Kemi ende kohë. Ne jemi duke i ndjekur objektivat tona me vëmendje të madhe”.
“Verratti? Ne kemi krijuar një mundësi, do përpiqemi ta transferojmë. Por, nuk është e lehtë të transferojmë lojtarë që kanë kontratë me klubet e mëdha”, ka thënë Fernandez.
Çmimi i Verrattit është rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/