Site icon Telegrafi

Sekretari i Shtetit të Suedisë viziton ICK-në

Sekretari suedez i Shtetit për EU dhe Tregti, Oscar Stenström gjatë qëndrimit në Kosovë, përveç takimeve të nivelit të lartë shtetëror, u ndal në ICK për t’u njoftuar me punën e qendrës dhe bizneset startup në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Innovation Centre Kosovo (ICK) ishte ndalesa e Stenström, në mesin e shumë takimeve të nivelit të lart shtetëror, në lidhje me zhvillimin ekonomik dhe integrimeve evropiane të Kosovës. Për më shumë se një orë, sekretari i shtetit pa nga afër punën e qendrës, vizitoi bizneset startup të inkubatorit, studentët e Akademisë Kibernetike dhe fëmijët e talentuar të Akademisë jCoders.

ICK mbështetet nga Ambasada e Suedisë që nga viti 2015. Drejtori Ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu falënderoi delegacionin e rëndësishëm për vizitën, mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu gatishmërinë për partneritet të ngushtë drejt avancimit të potencialit të të rinjve me programe të zgjeruara gjatë viteve në vijim. Më shumë informata për ICK  www.ickosovo.com

Exit mobile version