Site icon Telegrafi

Sekretari i Shtetit Amerikan viziton Kazakistanin, ofron mbështetje për Azinë Qendrore

Gjatë një vizite në Kazakistan, Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo u bëri thirrje shteteve ta shohin SHBA-në si një partner të besueshëm biznesi, në një kohë kur shumë biznese janë duke shikuar nga Kina për të rritur ekonominë e tyre.

Në vizitën që zhvilloi sot në Kazakistan, Pompeo kërkoi që shtetet e Azisë Qendrore t’ju ofrojnë azil pjesëtarëve të komuniteteve etnike që po u ikin persekutimit në Kinë, transmeton Telegrafi.

Rajoni i trazuar kinez, Xinjiang ku më shumë se një milion etnikë ujgurë, kazakë dhe pakica të tjera besohet të jenë burgosur, kufizohen me Kazakistanin, Kirgistanin dhe Taxhikistanin.

“Diskutuam lidhur me trafikimin e njerëzve dhe gjendjen e vështirë të më shumë se një milion myslimanëve ujgur dhe kazakëve etnikë, që Partia Komuniste Kineze i ka ndaluar në Xinjiang, pikërisht përtej kufirit të Kazakistanit”, tha Pompeo gjatë një konference shtypi me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Mukhtar Tleuberdi.

Përpara vizitës, Pompeo theksoi se vendet e Azisë Qendrore “duan të jenë sovran dhe të pavarur”, duke shtuar se Uashingtoni e kishte “një mundësi të rëndësishme për t’i ndihmuar ata të arrijnë atë”, ndërsa nuk hezitoi të ofronte mbështetjen e tij.

“Ne e mbështesin plotësisht lirinë e Kazakistanit për të zgjedhur të bëjë biznes me cilindo shtet që dëshiron, por unë jam i bindur që të gjithë ata që vendosin të bashkëpunojnë me ndërmarrjet amerikane, do të kenë më shumë sukses”, tha ai.

Deutche Welle raporton se Pompeo do të vazhdojë turneun e tij në Azinë Qendrore në Uzbekistan, për që të takohet me presidentin Shavkat Mirziyoyev, i cili kohët e fundit ka kërkuar të reformojë institucionet politike, duke mirëpritur turizmin dhe investimet në këtë republikë që dikur ishte e izoluar. /Telegrafi/

Exit mobile version