Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të premten se Aleanca nuk planifikon dërgimin e forcave ushtarake në Ukrainë.
Gjatë një interviste dhënë për BBC-në, Stoltenberg tha se do të ketë “pasoja tjera” nëse Rusia pushton Ukrainën, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se Ukraina është një “partner shumë i çmueshëm”, por NATO nuk planifikon të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë.
Madje pranoi se vendet anëtare të NATO-s, kanë “disa dallime” kur bëhet fjalë për përkrahjen që do të duhej t’i ofronin Ukrainës.
Në anën tjetër, bëri të ditur se ka qind për qind dakordim” se Aleanca do të mbrojë territorin e NATO-s, që do të thotë se të mbronte cilindo vend anëtarë nëse sulmohet. /Telegrafi/
The head of Nato says there are "no plans" for the alliance to deploy combat troops in Ukraine
Secretary General Jens Stoltenberg tells Sophie Raworth Nato will provide support and impose "severe sanctions" if Russia invades Ukraine#SundayMorning https://t.co/kSXAJAj77x pic.twitter.com/NsE8uFLK5h
— BBC Politics (@BBCPolitics) January 30, 2022