Në lidhje me reagimin e u.d Vjosa Osmani për fushatën e PDK-së në Podujevë e cila është transmetuar nga faqja zyrtare në Facebook e Kuvendit të Kosovës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi.
Sipas një njoftimi për media, Krasniqi ka ndërmarr këto masa: Iniciohet procedurë disiplinore për Menaxherin e Kontratës, nga sot, datë 27 nëntor 2020, pezullohet kontrata e shfrytëzimit të shërbimeve nga operatori “Ekonomia Online” dhe iniciohet kërkesa për kompensimin e dëmit të shkaktuar lidhur me integritetin institucional dhe imazhit të Kuvendit.
“Në vazhdën e reagimit dhe të kërkesës së kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, lidhur me çështjen e transmetimit të drejtpërdrejtë të një aktiviteti të Partisë Demokratike të Kosovës, në faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka ndërmarrë masat si në vijim: Iniciohet procedurë disiplinore për Menaxherin e Kontratës. Nga sot, datë 27 nëntor 2020, pezullohet kontrata e shfrytëzimit të shërbimeve nga operatori “Ekonomia Online”. Iniciohet kërkesa për kompensimin e dëmit të shkaktuar lidhur me integritetin institucional dhe imazhit të Kuvendit. Zbatimi i këtyre masave fillon menjëherë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/