Sekretari britanik, Tobias Ellwood është shpallur hero i ditës nga mediat britanike, pasi është munduar t’i jap ndihmë një oficeri policor që ishte plagosur sot në sulmin terrorist në ndërtesën e Parlamentit britanik.
Ellwood i kishte dhënë frymë artificiale policit të therur me thikë i cili më vonë ndërroi jetë rrugës për në spital, por ajo çfarë u bëri më shumë përshtypje qytetarëve anglezë është gjesti i këtij politikani, transmeton Telegrafi.
Ai ishte munduar t’ia ndalojë gjakderdhjen dhe këto metoda i ka mësuar sa ishte në ushtri, duke marrë parasysh faktin se ai dikur ishte ushtarak.
Sulmuesi tashmë i identifikuar si Abu Izzadeen, ia kishte ngulur në gjoks thikën një polici që po bënte roje pranë portës së Parlamentit britanik.
Vëllai i Sekretarit britanik Ellwood ishte vrarë në vitin 2002 gjatë bombardimeve të grupit militant islamik Jemaah Islamiyah në Bali. /Telegrafi/