Site icon Telegrafi

Sekretari britanik i Mbrojtjes paralajmëron për luftëra të reja gjatë pesë viteve të ardhshme, ku përfshihen Rusia – Kina dhe Irani

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, ka deklaruar se Britania e Madhe do të duhej të përgatitet për luftëra të reja që përfshijnë Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut dhe Iranin që sipas tij mund të shpërthejnë në pesë vitet e ardhshme, shkruan

Siç raporton Independent, Shapps thotë se bota ka kaluar në një “fazë të paraluftës” dhe u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

Ai tha se kundërshtarët e Perëndimit po armatosnin veten dhe aleatët e tyre, duke krijuar një “botë shumë më të rrezikshme”, transmeton Telegrafi.

Shapps theksoi se Irani ka pasuruar uraniumin në 83.7 për qind në ndjekjen e tij të armëve bërthamore. Gjithashtu tha se Rusia po përdor raketa balistike të Koresë së Veriut për të sulmuar Ukrainën.

Paralajmëroi se Kina po vëzhgon veprimet e Perëndimit në Ukrainë pas zgjedhjeve në Tajvan.

“Ndërsa Rusia vazhdon fushatën e saj të paligjshme në Ukrainë, Kina po vlerëson nëse Perëndimi do të humbë durimin”, tha ai.

“Në pesë vjet ne mund të shohim më shumë konflikte që përfshijnë Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut. Pyesni veten, duke parë konfliktet e sotme në mbarë botën, a ka më shumë gjasa që numri i konflikteve të rritet apo të zvogëlohet? Mendoj se të gjithë e dimë përgjigjen – ndoshta do të rritet. Këto kërcënime të kombinuara mund të çojnë në kolapsin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla të vendosura për të ruajtur paqen pas Luftës së Dytë Botërore. Prandaj, bota e sotme është, për fat të keq, shumë më e rrezikshme”, paralajmëroi ai.

Sekretari britanik i Mbrojtjes bëri të ditur se Britania do të rrisë shumë shpenzimet e mbrojtjes.

Folir edhe për vendosjen e 20,000 ushtarëve në të gjithë Evropën Lindore, duke paralajmëruar se “epoka e paqes” e pas Luftës së Ftohtë ka marrë fund.

Exit mobile version