Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka arritur në Izrael të dielën – vizita e parë nga një përfaqësues i lartë i administratës së presidentit Joe Biden, qëndrimi i të cilit ndaj Iranit, ka shqetësuar qeverinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Sipas zyrtarëve, Austin gjatë vizitës dy-ditore me Netanyahun dhe ministrin e Mbrojtjes, Benny Gantz do të bisedojë për furnizimin e Izraelit me armatim nga SHBA-ja, transmeton Telegrafi.
Washingtoni është përpjekur të sigurojë Izraelin në çështjet e sigurisë rajonale, derisa rifillon bisedimet indirekte dhe jo përfundimtare – në lidhje me kthimin e SHBA-së në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis fuqive të mëdha dhe Iranit, raporton Reuters.
Administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, e kishte tërhequr SHBA-në nga kjo marrëveshje në vitin 2018. /Telegrafi/