Telegrafi

Sekondat e ndanë nga vdekja e tmerrshme, motoçiklistit për një “fije floku” nuk i bie sipër rimorkioja e kamionit (Video)

Një motoçiklist në Tajlandë lirisht mund të quhet njeriu më me fat në botë, për faktin se për një fije floku i ka shpëtuar vdekjes në qytetin Notaburi.

Ky moment është filmuar nga një veturë që lëvizte pas motoçiklistit. Në video shihet se si motoçiklisti lëviz në afërsi të një kamioni me rimorkio, por në momentin që futet në një kthesë kamioni shoferi humb kontrollin mbi timonin, dhe rimorkio për pak sa nuk shembet mbi motoçiklistin, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë motoçiklisti arrin të frenoj me kohë, kurse kontejneri gjigant i vendosur në kamion përfundon në rrugë, kurse sipas autorit të videos, shoferi i kamionit ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Shoferët e kamionëve duhet të kenë përvojë dhe të jenë shumë të kujdesshëm, pasi që aksidente të tilla mund t’ua marrin jetën të pafajshmëve. Motoçiklisti thjesht ka pasur fat”, ka deklaruar autori i videos që është bërë virale në internet. /Telegrafi/