Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, në një intervistë për ‘Rrokum Urban’ ka thënë se është koha e ndryshimit për të cilën qytetarët kanë vendos në zgjedhjet e 11 qershorit.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme që të kuptohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që është në diskrecion me Presidentin.
Ai po ashtu tha se Vetëvendosje është e gatshme që të qeverisë me vendin.
“Republika ka vendos, vullneti i qytetarëve është i qartë dhe Vetëvendosje është e gatshme. Qeveria duhet të formohet me ata që ka votu populli. Ambasadori Delawie, ka qenë i qartë duke thënë se kushdo që i ka numrat mund të formojë qeverinë”, ka thënë Sejdiu.
Megjithatë, Sejdiu nuk ka shumë shpresa në Thaçin për dhënien e mandatit të krijimit të qeverisë nga partitë e dyta apo të treta. Ai ka thënë se presidenti edhe në fushatën zgjedhore është treguar se është militant partiak.
I pyetur për zgjedhjet lokale, ai tha se tashmë është e qartë që VV do të qeverisë me shumicën e komunave në gjithë Kosovën.
“Në shumë komuna jemi mbi 40 për qind. VV është forca politike. Do të kandidojmë me kandidat që kanë politikën tonë. Jemi të bindur që prej kësaj fitore do të ecim nëpër binarët tonë”, tha tutje ai./Telegrafi/