Site icon Telegrafi

Sejdiu: Në procesin ndaj Vjosa Osmanit, LDK nuk më ftoi për votim

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka komentuar zhvillimet e fundit brenda LDK-së.

Sejdiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se largimi i Vjosa Osmanit nuk i bënë nder LDK-së.

“Kjo në një formë apo tjetër hap derën e “shkopit” për secilin që ka mendime të ndryshme për çështje të caktuara”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se ka tema që megjithatë zonja Osmani të kishte qasje të caktuara.

“Edhe nënkryetari tjetër [Lutfi Haziri] ka pasur qëndrime të caktuara për ndryshimin e kufijve”.

Sejdiu thotë se pavarësisht se është anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm nuk është ftuar për të votuar në rastin e përjashtimit të Vjosa Osmanit.

“Ndoshta e kanë ditur qëndrimin tim për atë çështje dhe nuk jam ftuar në proces”.

Ish-kryetari i LDK-së thotë se vota e tij është llogaritur në mesin e personave që nuk i janë përgjigjur votimit pavarësisht se thotë që nuk është ftuar për votim. /Telegrafi/

Exit mobile version