Site icon Telegrafi

Sejdiu: Rugova foli për tokën e Kosovës deri te maja e Çakorrit

Ish presidneti i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, e ka kujtuar ish-Presidentin Rugova në 11-vjetorin e vdekejs së tij përmes një statusi në Facebook, duke thënë se ai kishte folur për tokën e Kosovës deri ta majat e Çakorrit.

“…Foli për tokën e Kosovës dhe folenë e shqipeve maje Çakorri”, ka shkruar Sejdiu, duke treguar se për çka kishte folur Ibrahim Rugova dhe kush e kishte besuar.

Postimi i plotë i Fatmir Sejdiut:

“Një jetë e shkrirë për liri

E solli koha dhe bëri kohën e vet. Nje jetë luftë për Kosovën – për lirinë e saj.

Ishte shembull unikal me veprën dhe jetën e tij.

Na la me dhembje dhe kujtime që nuk shuhen. Karrshi kohëve të rënda dhe luftës së përditshme për lirinë “gjuante gurin larg përtej bjeshkëve dhe oqeaneve” për Kosovën e nesërme.

Foli për Dardaninë antike dhe Skupin kryeqendër të saj. Foli për Ilirinë e shenjtë dhe dritëdhënësit e saj. Foli dhe shkruajti për Bogdanin dhe jo vetëm për letrat e tij. Foli për Besëlidhjen e Lezhës dhe nevojën e bashkimit të burrave të dheut. Foli për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe idenë e saj kombëtare dhe thellësinë e projektit të saj. Foli për ditët e vështira të Kosovës dhe luftërat ballkanike. Foli për WudroW Willsonin dhe fijet e miqësisë me Shtetet e Bashkuara. Foli për përgjakjet dhe shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve. Foli për tokën e Kosovës dhe folenë e shqipeve maje Çakorri. Foli për rrugën e kombit dhe damarët e jetës shqiptare. Foli për lirinë, foli për paqën. Ftonte çdo të premte për intervenimin ndërkombëtar në Kosovë dhe protektimin e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimor.

Foli çdo të premte edhe atëherë kur thonin se janë iluzione. Njerzit e Kosovës i besuan. Foli në Washington. Miqtë nga Amerika i besuan. Foli në Bruksel, pokështu i besuan.

Foli dhe shkruajti gjithë jetën e tij. Nuk u tremb. Nuk u ndal. Një jetë e shkrirë për liri

Të besova nga dita e pare miku im!” (sic.), ka shkruar Sejdiu.

Fatmir Sejdiu ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mik i ngushtë i Ibrahim Rugovës. Pas vdekjes së tij, Sejdiu u votua për President dhe mori edhe udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version