Site icon Telegrafi

Sejdiu premton shumë lehtësime për taksistët privatë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, është takuar me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ku të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e shoqatës së Radio-Taksive.

Tema e këtij takimi ishte kërkesat e Radio Taksive ndaj Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Nga ky takim nënkryetari Sejdiu premtoi se deri më 15 shkurt te gjitha vend parkingjet e Radio Taksive do te jenë të shënjuara edhe 12 vend parkingje të reja.

Nga 1 shkurti, në QKUK, Gërmi dhe në Stacion të Autobusëve, Radio-taksitë dhe Auto-Taksitë do të hyjnë pa pagesë – ndërsa Komuna do tu bëj kërkesë edhe institucioneve tjera që të aplikojnë të njëjtin veprim.

Sipas një komunikate, Komuna do t’i bëjë kërkesë policisë për ndalje të Radio Taksive dhe Auto Taksive deri 5 minuta, aty ku nuk pengohet qarkullimi.

Sejdiu po ashtu ka premtuar se çështja e licencimit të lejeve kryhet brenda këtij muaji.

“Jemi pajtuar që çdo leje pune e çdo kompanie të radio-taksive , dhe çështje te tjera , së pari duhet marr pëlqimin nga shoqata e radio taksive , pastaj të vendos et për natyrën e saj, në komunë”, thuhet në komunikatë .

Exit mobile version