Deputeti i zgjedhur nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA), Korab Sejdiu, ka thënë se bisedimet ndërmjet koalicionit LAA dhe Vetëvendosjes kanë arritur një progres të caktuar dhe se beson që do të arrihet një koalicion mes tyre.
“Ka pasur disa takime. Kanë qenë në nivel programor. Është arritur një progres i caktuar. Shpresoj që do të realizohet një koalicion mes dy partive”, tha nënkryetari i AKR-së. “Me dështimin e koalicionit PAN (PDK-AAK-NISMA) që ta themelojë Qeverinë, atëherë të bartet timoni tek koalicioni i gjerë që do të përfshijë koalicionin tonë dhe Vetëvendosjen”.
Sejdiu përsëriti qëndrimin se koalicioni në të cilin ai bën pjesë nuk do të votojë Qeverinë e formuar nga PAN-i. Madje, shprehet se nuk kanë ende qëndrim as për kryetarin e Kuvendit i cili sipas Kushtetueses i i takon koalicionit fitues të zgjedhjeve. /Ekonomia Online/