Telegrafi

Sejdiu: Mjekët nuk janë pjesë e grevës, por nuk iu ka dalë paga

Pleurat Sejdiu, nga Oda e Mjekëve, ka shtruar pyetje ndaj Ministrisë së Financave, se pse punëtorëve shëndetësorë nuk iu ka dalë paga edhe pse nuk janë pjesë të grevës.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Financave, duke shtruar pyetjen se pse do duhej edhe mjekët të mos paguhen.

“Plotësisht pajtohem me shumicën e panelistëve, me të vërtet greva është akti më i rëndë e cila ka dëme kolaterale…Sot një pjesë e madhe e atyre që nuk kanë të bëjnë asgjë me grevën kanë ra viktima”, ka thënë ai.

“Po kush duhet të akuzohet që një pjesë e madhe e mjekëve do duhej t’i paguanin kreditë dhe ato para nuk i kanë. Pse të penalizohen ata që nuk janë pjesë e asnjë aktiviteti, duhet përgjegjësi e madhe”, ka vijuar ai.

Ai ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje sa më parë në mënyrë që të mos dëmtohet asnjë sektor i shoqërisë./RTV Dukagjini/