Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka akuzuar sërish ministrin e Financave, Avdullah Hoti, duke thënë se ende po bllokon çështjen e garancionit për autobusët në kryeqytet.
Ai në rrjetin social facebook, ka shkruar se më datën 18 maj,Kuvendi Komunal i Prishtinës e aprovoi vendimin të cilin me aq ngulm dhe pa asnjë arsye ligjore ose procedurale e kërkonte ministri i Financave.
“Me datën 25 Maj 2016 ky vendim u dërgua me Ministrinë përkatëse për verifikim të ligjshmërisë. Nesër më datën 15 qershor mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës dhe ende ky vendim nuk po vendoset në rend dite, pra, garancioni nuk po nënshkruhet. Ministri ende po bllokon, ende nuk po nënshkruan, në fakt po keqpërdor detyrën zyrtare”, ka shkruar ai.