Site icon Telegrafi

Sejdiu: LDK po e mban PDK-në dhe Thaçin në pushtet

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu i është kundërpërgjigjur kritikave të LDK-së ndaj tij.

Sejdiu përmes një postimi në Facebook ka akuzuar LDK-në dhe drejtuesit e saj se janë ata që e mirëmbajnë PDK-në.

Ai ka thënë se për 13 vite sa qeverisin këto dy parti nuk është zbuluar asnjë rast I vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

Lexojeni postimin e plotë të Sejdiut:

“Për LDK-në e Prishtinës unë qenkam një llomotitës kleptokrat, ky është deklarimi i plotë i tyre. Në këtë deklarim në mungesë të ndonjë argumenti karshi konstatimeve që është pikërisht Isa Mustafa dhe klika e tij në LDK ajo që mirëmban PDK-në dhe Hashim Thaçin në pushtet, ky grup si zakonisht (sikurse edhe shefi i tyre) etiketon dhe shpife.

Po e përsëris, dy herë e mbajtët Thacin në pushtet, ishit ne qeveri për 13 vite dhe asnje rast të vrasjeve te aktivisteve tuaj nuk e zbuluat, u pasuruat në mënyrë marramendëse, lejuat 46,000 ndërtime pa leje, bekuat zajednicën, formuat gjykatën speciale dhe ende keni guxim të flisni dicka.

Ju jeni e keqja më e madhe e ketij vendi, ju mundesuat dhe ndihmuat gjitha te keqijat ne kete vend keto 16 vitet e pasluftes.

Ndersa ne nuk do te ndalemi, ne do te ju zbrapsim, ashtu sikurse jeni zbrapsur ne Prishtine nga hajnia, dhe nepotizmi” (sic), ka shkruar Sejdiu.

Exit mobile version