Site icon Telegrafi

Sejdiu: Katër raste të ri-infektimit të mjekëve me COVID-19, dy janë të konfirmuara

Pleurat Sejdu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Pleurat Sejdu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës në një intervistë për Telegrafin ka folur për gjendjen aktuale të ri-infektimeve me virusin COVID-19, të cilat janë paraqitur së fundi në stafin shëndetësor.

Sejdiu ka thënë se ri-infektimet me COVID-19, janë paraqitur në korpusin e tyre, dhe janë katër mjekë të cilët janë ri-infektuar me këtë virus.

Sipas tij, vetëm dy mjekë janë të konfirmuar 100 për qind që janë të ri-infektuar me virusin COVID-19.

“Infektime të reja kemi dhe janë të konfirmuara, në kuadër të korpusit tonë shëndetësorë janë të lajmëruar katër raste. Dihet fare mirë se viruset dhe bakteriet pësojnë mutacione. Në moment kur kanë filluar mutacionet e para duke filluar nga Anglia, edhe është prit që kjo do të pësoj mutacion edhe tek ne. Problematika më e madhe është se sa do të zgjas ky imunitet. Shohim rastet e dy kolëgevë tonë që të dy kanë qenë të infektuar dhe me simptomalogji të qartë  të cilët kanë shfaq imunitet dhe tash pas gjashtë muajve kemi ri-infektimin e tyre. Dy janë në Prishtinë dhe dy në spitale tjera., vetëm këta dy janë konfirmuar 100 për qind që janë riinfektuar”, ka thënë Sejdiu.

Pleurat Sejdu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Sejdiu tregon nëse ekziston rreziku që të ri-infektohen dhe persona të tjerë me COVID-19.

“Nëse kemi dy mjekë me siguri kemi dhe persona të tjerë nga popullata. Dhe është në pikëpyetje se sa do të zgjas ky mutacion. Ne duhet të ruhemi nga infektimet”.

Sejdiu po ashtu tha se janë të çuditshme shifrat e ulëta të infektimeve në vend, duke marrë parasysh që kafenetë janë plotë si dhe në tubime elektorale të partive politike nuk janë duke u respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Pleurat Sejdu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

“Është e çuditshme kjo situatë, gjithë restuksionet janë shumë elastike. Shohhim kafenetë plotë, shohim tubime elektorlae që nuk respektojnë asnjë masë, dhe tash me përmirësimin e kohë dhe tash çuditërisht kemi një numër më të vogël të rasteve”, ka thënë ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version