Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në Zona B të Klan Kosovës, ka folur për çështjen e autobusëve në kryeqytet dhe bllokadën që sipas drejtuesve të komunës po i bënë Ministri i Financave, Avdullah Hoti.
“Ministria e Financave si garantues është që në këtë rast nuk mundet të bëhet pagesa e një kësti ai duhet të rimbursoj mirëpo ne kemi marre përsipër këtë 2.4 milionë euro për blerje te autobusëve, renovim të depos dhe pagesë të TVSH-së se janë ndarë nga buxheti i komunës”, tha ai
Ministria e Financave ka kërkuar që të paguajmë tarifë prej 50 mijë euro nga Banka Evropiane dhe nuk dërgon asnjë kredi pa këtë nënshkrim.
“Nuk ka kushte që nuk kemi plotësuar si komunë”, ka thënë Sejdiu.
“Dallimi mes komunës së Prishtinës dhe Hotit është se ne kemi kryer çdo obligim të kërkuar nga ne, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti kanë bllokuar Prishtinën. Kur kanë ardhur japonezë kanë thënë që trafiku urban nuk dihet a do duhet të jetë ndërmarrje publike, ne kemi plan strategjik dhe kemi implementuar gjysmën e punës”, tha ai
“E vetmja e mënyre qe i ka mbet Hotit me mbulua marren janë veprimet e fundit. Ai e ka blloku qe 10 muaj përmes mos nënshkrimit të tij dhe mundohet që përmes Sabri Hamitit të sjell një vendim ne kuvendin komunal që vetëm është ndërmarr, ai kërkon garancion shtesë për garancionin që ka dhënë ministria”, tha Sejdiu.