Telegrafi

Sejdiu i dëshpëruar me paraqitjen e skuadrës së tij

Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, është shprehur totalisht i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij në Gjakovë.

Ai deklaroi pas ndeshjes që futbollistët e tij nuk treguan dëshirë për fitore.

“Jam shumë i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës. Ne nuk patëm vendosshmëri që të fitojmë. Lojtarët nuk treguan dëshirë dhe entuziazëm për fitore”, deklaroi Sejdiu pas ndeshjes.

“Iu kam thënë që këtu duhet të fitojmë, por lojtarët nuk treguan grintë. Nuk jam i kënaqur as me sulmin e as me mbrojtjen. Jam totalisht i zhgënjyer”, shtoi ai.

Me këtë barazim, Feronikeli ka 9 pikë pas 5 ndeshjeve.