Telegrafi

Sejdiu: AKR nuk i bashkohet PAN-it

Aleanca Kosova e Re nuk do t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma në qeverisje.

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje ndërmjet AKR-së dhe koalicionit PAN.

“Nuk ka marrëveshje. Sipas krejt informatave që kam, ky spekulim është thjesht ‘fake news-i’ i radhës. Nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me këtë, dmth nuk ka marrëveshje me PAN që do të nënshkruhet”, tha Sejdiu për KALLXO.com.

Lexo po ashtu Behgjet Pacolli për takimin e Rrahim Pacollit me Thaçin, Veselin e Lushtakun: Nuk jam në dijeni

Sot gjatë ditës është raportuar në media se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të nënshkruajë marrëveshje koalicioni me AKR-në e Behgjet Pacollit.

Gjatë ditës ka qarkulluar një foto e ish-shefit të shtabit zgjedhor të AKR-së me kreun e PDK-së.