Site icon Telegrafi

Sejdini: Një padi për zgjedhjet presidenciale është pranuar dhe tre të tjera janë refuzuar

“Gjykata Administrative ka vepruar në katër raste lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme vendore në Ohër, Dibër dhe Novo Sello, nga ku tre janë refuzuar dhe njëra është pranuar”, deklaroi sot kryetari i Gjykatës Adinistrative, Burim Sejdni.

“Të premten është pranuar padia e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimit rural ku anulohet vendimi i Komisionit për parandalimin e korrupsionit nga 17 prilli i vitit 2019 për hapjen e procedurës për hetimin e pagesës së subvencioneve”, tha Sejdni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janë refuzuar dy paditë të 1Tv kundër çmimores së KShZ-së për reklamim zgjedhor dhe një që ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtës së votës ngritur nga ana e Stevo Mitevski i cili kërkon regjistrim në Listën Zgjedhore.

Sejdini theksoi se nuk do t’i komentojë vendimet, të cilat janë arsyetuar në web-faqen e Gjykatës Administrative.

Ai pret që edhe rrethi i dytë shkojë në mënyrë të mirë ashtu si në rrethin e parë.

“Rezultatet e rrethit të parë i dimë të gjithë dhe nuk presim padi pas ditës së djeshme të qetë zgjedhore. Nëse ka padi në rrethin e dytë, opinioni do të informohet për seancat dhe kush do të vendos për to”, tha Sejdni./Telegrafi/

Exit mobile version