Site icon Telegrafi

Seferi: Nuk kam frikë nga Fury, të dy jemi nga mishi dhe ashti – dua të fitoj

Sefer Seferi, Foto: Getty Images

Boksieri shqiptar, Sefer Seferi, ka treguar vetëbesim të madh para duelit ndja Tyson Furyt.

Ai ka folur në një intervistë për Blick para duelit, ku në matje zyrtare u duk një dallim i madh në peshë.

Momenti kur Tyson Fury e mban Sefer Seferin

Por, dallimi në peshë duket se nuk është problem për Seferin, i cili thotë se do të luftojë për të fituar.

“Kam shumë respekt për të. Jam boksier i guximshëm. E respektoj Tyson Furyn. Por, në ring jemi të dy boksierë. Të dy jemi nga mishi dhe ashti dhe ai që është më i miri do të fitojë”.

Lexo po ashtu Fury vs Seferi - Të gjitha lajmet

“Ai e ka ditur se unë nuk do të bij në provokimet e tij, dhe ai ka qenë korrekt. Ai më ka respektuar, më ka thënë se jam i fortë dhe prandaj e kam respektuar edhe unë. Ai është boksier klasi botëror”.

“Ai i ka 130 kilogram, por kjo nuk është problem. Gëzohem shumë për këtë duel. Nuk jam nervoz, nuk kam frikë. E di çka po më pret, jam boksier dhe unë dua të fitoj. Dua ta rrëzoj Tyson Furyn. Gjithçka do të tregohet në ring”, deklaroi Sefer Seferi për Blick.ch nga Mançesteri.

Pikërisht në Manchester Arena edhe do të zhvillohet dueli i madh mes shqiptarit, Sefer Seferi dhe boksierit britanik, Tyson Fury. /Telegrafi/

Exit mobile version