Telegrafi

Seferi: Në Beograd heshtje politike për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit

Lajmi për ngritjen e aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat serbe.

Bashkëpunëtori i RTV Dukagjinit, Idro Seferi nga Beoradi ka thënë se megjithatë reagime politike nuk ka pasur për shkak të vizitës së Vuçiqit në Moskë.

Seferi thotë se tema kryesore në mediat serbe ka qenë se si do të zhvillohet takimi në Washington pas këtyre aktakuzave.

“Vuçiq ka folur për atë takim paradite por jo edhe pasdite kur kanë dalë aktakuzat”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se Thaçi në mediat serbe është ndër personalitete më të urryera.

Gazetari shqiptar nga Beogradi thotë se Serbia do të mundohet në maksimum ta shfrytëzojë këtë moment./Telegrafi/