Site icon Telegrafi

Seferi dhe Fury kanë hyrë në ring, mbështetje e madhe për britanikun

(Foto: Getty Images)

Tyson Fury dhe Sefer Seferi zhvillojnë meçin e shumëpritur që shënon rikthimin e britanikut në ring pas afro tre vitesh.

Në Manchester Arena zhvillohet dueli ndërmjet 29-vjeçarit dhe shqiptarit 39-vjeçar, të cilët pos dallimit të madh në moshë, dallojnë shumë edhe në peshë.

Seferi zakonisht bën gara në kategorinë e mesme, ndërsa vetëm një herë më parë ka dueluar në kategorinë e peshave të rënda dhe ajo është humbja e vetme në karrierën e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për meçin FURY vs SEFERI

Derisa shumëkush e konsideron si kundërshtar të lehtë për Furyn, vet Tyson ka thënë fjalë të mëdha për të, derisa shqiptari ka deklaruar se mund edhe ta nokautojë kundërshtarin.

Në mënyrat e tyre origjinale, dy boksierët kanë hyrë në drejt ringut duke e ndezur atmosferën në Manchester Arena.

Të shpresojmë për një paraqitje të denjë të Seferit kundër Furyt, i cili është një ish-kampion i unifikuar në kategorinë peshave të rënda.

Kundërshtari nuk e nënvlerëson, prandaj është një meç që pritet të prodhojë momente interesante për dashamirët e boksit. /Telegrafi/

Exit mobile version