Site icon Telegrafi

Sefer Seferi i uron fat Furyt me një fotografi teksa ai dhe britaniku bëjnë shqiponjën me duar

Foto; Getty Images/Guliver

Fillimi i vjetorit të 2018 është i gjithi për boksin pasi të gjithë po flasin për përballjen mes  Deontay Wilder dhe Tyson Furyt.

Amerikani do të tentojë të mbrojë titullin e WBC-së për pesha të rënda ndaj britanikut.

Fitorja më e madhe e Furyt ishte ajo ndaj Wladimir Klitschkos më 28 nëntor 2015, por pas disa problemeve bëri një pauzë dhe pastaj u rikthye me fitoren ndaj Sefer Seferit dhe pastaj Francesco Pianetan.

Tyson Fury gjatë meçit ndaj Sefer Seferit (Foto: Getty Images)

Seferi e dorëzoi meçin në raundin e katër, por kjo përballje mori vëmendjen e medieve për shkak të respektit të madh që dy boksierët shfaqën për njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu Sondazhi për Wilder-Fury: 20 mijë lexues të Telegrafit japin parashikimin e tyre për fituesin e titullit të WBC-së

Tani para përballjes me Wilderin nuk mungoi edhe reagimi i boksierit shqiptar drejt Furyt, ai nëpërmjet një postimi në Instagram shkruan: “Fat të mbarë kampion”.

Fury në karrierën si profesionit është i pamposhtur, nga 27 meçe ka 27 fitore, ndërsa 19 i ka përfunduar nokaut.

Gjithashtu edhe në anën tjetër Wilder është pa humbje, amerikani nga 40 fitore, 39 i ka me nokaut. /Telegrafi/

Exit mobile version