Telegrafi

Sefaj takon kryetarin e Mitrovicës, thotë se ka rënie të krimit në këtë qytet

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj ka vizituar sot Komunën e Mitrovicës, ku u pritë nga i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se me Bahtirin diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohet ai si kryetar i kësaj komune dhe për çështjet në të cilat sipas tij, do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Vlen të theksohet po ashtu, se gjatë qeverisjes së kryetarit Bahtiri ka rënie sa i përket incidenteve dhe krimit në Mitrovicë, e kjo falë vullnetit të qytetarëve të kësaj komune dhe punës së mirë të Policisë së Kosovës”, ka shtuar Sefaj. /Telegrafi/