Kandidati për deputet nga AKR-ja, Flamur Sefaj ka vizituar sot Pejën, ku ka bërë thirrje që të votohet lista e LDK-së ku ai garon për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai ka thënë se do të punojë për mirëqenie dhe ekonomi të zhvilluar në Pejë.
“Sot, në Pejën e fëmijërisë sime, gjetëm përkrahjen e shumë qytetarëve që besojnë në #ShtetNdërtim. Për mirëqenie dhe ekonomi të zhvilluar në Pejën e Dukagjinit! VOTO #FLAMURSEFAJ55. VOTO #LDK13 Shteti. Shtet”, shkruan Sefaj. /Telegrafi/