Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj ka bërë të ditur se ka arritur në 20 mijë numri i automjeteve të regjistruara pas vendimit për heqjen e gjobave të cilat ishin aplikuar para marrjes së vendimit të ri nga MPB në dhjetor të vitit të shkuar.
Ai tha se kjo shifër enorme e regjistrimit të automjeteve pas vendimit për heqjen e gjobave për një periudhë relativisht të shkurtër, rreth 1 muaj e gjysmë, dëshmon se nismat qëllimmira të institucioneve të vendit japin efektin e tyre, këto iniciativa përveç tjerash forcojnë besimin e ndërsjellë mes institucionit dhe qytetarit.
“Ka arritur në 20 mijë numri i automjeteve të regjistruara pas vendimit për heqjen e gjobave të cilat ishin aplikuar para marrjes së vendimit të ri nga MPB në dhjetor të vitit të shkuar. Kjo shifër enorme e regjistrimit të automjeteve pas vendimit për heqjen e gjobave për një periudhë relativisht të shkurtër, rreth 1 muaj e gjysmë, dëshmon se nismat qëllimmira të institucioneve të vendit japin efektin e tyre, këto iniciativa përveç tjerash forcojnë besimin e ndërsjellë mes institucionit dhe qytetarit”, shkruan Sefaj në Facebook. /Telegrafi/
Foto: Arkiv