Telegrafi

Seedorf zbulon historinë e transferimit te Interi: Kur më thirri Lippi, bëra gati valixhet për pesë minuta

Clarence Seedorf e ka zbuluar historinë e transferimit të tij nga Real Madridi tek Interi në dimrin e vitit 2000.

Seedorf e ka cilësuar shumë pozitive dhe të bukur aventurën e tij me fanellën e Interit, teksa ka kujtuar edhe një herë momentin kur e telefonoi ish-trajneri i tij, Marcelo Lippi, për ta ftuar që të transferohej në Milano te Interi.

Ish-futbollisti i Realit të Madridit dhe i Milanit pranon se priste me padurim momentin për të luajtur përkrah dy sulmuesve si Fenomeni Ronaldo  dhe Christian Vieri.

Lexo po ashtu Seedorf: Capello më transferoj te Reali nga parkingu i stadiumit të Sampdorias  

“Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Isha me pushime dhe më telefonoi Lippi. Ai më tha se do të më transferonte në Itali për të luajtur si fantazist pas Vierit dhe Ronaldos”, ka thënë fillimisht Seedorf.

Seedorf duke festuar njërin nga golat e tij me Zikaltrit

“I thashë që duhet të më jepte pesë minuta kohë për të rregulluar gjërat e mia dhe për të bërë valixhen gati. E dija që Reali ishte duke biseduar me skuadra të tjera. Ata kishin nevojë për para dhe donin të më sakrifikonin mua”.

“Pranova menjëherë ofertën e Interit dhe nuk u mendova dy herë. Në pak ditë fillonte aventura dhe e prisja me padurim. Ishte e shkurtër, por shumë e bukur”, përfundoi ish-ylli holandez.

Lexo po ashtu Seedorf në bisedime të avancuara për trajner të skuadrës nga liga e tretë angleze    

Ndryhse, Sedorf u transferua tek gjiganti italian në janarin e vitit 2000 dhe qëndroi në radhën e ngjyrave zikaltër deri në verën e 2002.

Holandezi u bë pjesë e një shkëmbimi kokë më kokë me Francesco Cocon e Milanit, me të cilin ndërruan fanellat dhe Seedorf kaloi nga ngjyrat zikaltër tek ato kuqezi, ku fitoi gjithçka çka fitohet në Evropë. /Telegrafi/