Telegrafi

Seedorf emërohet trajner i Kamerunit, Kluivert ndihmës i tij

Kombëtarja e Kamerunit ka emëruar dyshen holandeze, Clarence Seedorf dhe Patrick Kluivert në krye të ekipit kombëtar.

Legjenda holandez, Seedorf është emëruar trajner i ri i kombëtares afrikane, Kamerunit.

Përveç tij, Kameruni është përkujdesur edhe për ndihmësin dhe ai do të jetë një holandez tjetër, ish-sulmuesi Kluivert.

Clarence Seedorf

Sven-Goran Eriksson, i cili hodhi poshtë punën te Kombëtarja e Irakut, mbajti bisedime për të marrë përgjegjësinë te Kameruni, por ish-menaxheri i Anglisë nuk ishte në gjendje të arrijë një marrëveshje.

Seedorf dhe Kluivert dikur ishin bashkëlojtarë te Ajaxi i trajneri Louis van Gaal që fitoi Ligën e Kampionëve në 1995.

Patrick Kluivert

Kohëzgjatja e kontratës dhe përfitimet e dyshes holandeze nuk janë bërë ende publike nga asnjëra palë.

Për Seedorf, 42-vjeçar, nuk do të jetë puna e parë si trajner pasi ka udhëhequr edhe me skuadrën e Milanit, Shenzhenit dhe Deportivo la Corunas.

Punën e përkohshme të trajnerit te Kameruni deri më tani e mbante legjenda e kësaj kombëtare, ish-mbrojtësi Rigoberg Song. /Telegrafi/