Telegrafi

Sediljet që përfunduan në bregun e New Jersey-ut, nxitën misterin në internet

Një rresht sediljesh metalike që përfunduan në bregun lindor të Amerikës, kanë bërë xhiron në internet.

Mathew Jacob, i cili gjeti sediljet e ndryshkura përgjkatë bregut në New Jersey, beson se mund të kenë ardhur nga një aeroplan, transmeton Telegrafi.

Ai e publikoi videon në TikTok e cila u shikua më shumë se 1 milion herë nga përdoruesit.

@itsmatthewjacob♬ original sound – Matthewjacob

“Nuk isha i sigurt se çfarë ishin”, tha ai për revistën People.

“Në fillim mendova se ishte një degë peme. Kur u afrova, e kuptova se po shikoja sedilje. Sa më shumë që afrohesha ato dukeshin se ishin ulëse aeroplani”.

Përdorusit në internet, nxitën spekulime se këto ulëse mund të kenë qenë nga ndonjë aeroplan që mund të jetë rrëzuar vite më parë.