Telegrafi

Sebastian Kurz: Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurz, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është jo i plotë pa Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se edhe më tutje, Austria do të jetë zëri i fuqishëm i përkrahjes i miqve të saj në Ballkanin Perëndimor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kurz e ka dhënë këtë deklaratë në konferencën e organizuar në Vjenë, më 25 dhe 26 prill, nën moton: ”Nxitja e procesit të zgjerimit dhe zgjidhjes së çështjeve dypalëshe”.

Iniciativa ka për qëllim nxitjen e procesit të integrimit evropian të ekonomive të Evropës Juglindore që tentojnë anëtarësimin në BE. Ndryshe, iniciativa është e Fondit Evropian për Ballkanin, e mbështetur nga Austria, Këshilli i bashkëpunimit rajonal dhe instituti francez ”Renner”./Telegrafi/