Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, sot nëpërmjet një video inçizim u ka bërë thirrje përsëri qytetarëve të Maqedonisë që të dalin dhe të votojnë në referendum më 30 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Austria është mik dhe partner i mirë i Maqedonisë. Shpresoj në rezultat pozitiv nga referendumi, në pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe me këtë zgjidhjen e perspektivës evropiane. Unë nuk mund ta sjell vendimin tuaj, por si mik i Maqedonisë, shpresoj në vendim të drejtë dhe të zhvillimit evropian”, Kurz.
Kancelari Austriak të njëjtin mesazh e dha edhe gjatë vizitës së tij në Maqedoni më 7 shtator. Ai përshëndeti marrëveshjen e arritur me Greqinë, ndërsa pranimi i saj në referendum, siç tha ai, është mundësi e madhe për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe për tërë rajonin. /Telegrafi/