Telegrafi

Seat prezanton Leon X-Perience (Foto)

Bëhet fjalë për modelin e quajtur X-Perience, i cili në radhë të parë dallon nga i vjetri për nga shasia më e lartë (+15 mm) dhe mbrojtja shtesë plastike në parakolp dhe prapakolp.

Po ashtu, aty janë të pranishëm edhe mbajtësit e rinj të kulmit dhe dizajni unik i rrotave. Brendësia përbëhet nga mbulesa të reja me lëkurë ngjyrë kafe, ndërsa njëherësh janë në dispozicion edhe një numër i madh i dekorimeve.

Kapaciteti i bagazhit te ky automjet është 587 litra, ndërsa arrin deri në 1.470 litra me palosjen e ulëseve të pasme.

Leon X-Perience do të tërheqë me të katër rrotat me motor 1.8 l, me fuqi prej 132 kW (180 KF – kalëfuqi) dhe moment maksimal të rrotullimit prej 280 Nm.

Në ofertë bëjnë pjesë edhe dy motorë turbo me naftë prej 1.6 dhe 2.0 l. I pari do të zhvillojë fuqi prej 81 kW (110 КF) dhe moment maksimal të rrotullimit prej 250 Nm. Ndërsa motori 2.0 l do të ofrohet në dy versione me 110 kW (150 КF) dhe 135 kW (184 КF) dhe moment maksimal të rrotullimit prej 320, gjegjësisht 380 Nm.

Motorët e përmendur mund të përshtaten me marshin standard manual me gjashtë shpejtësi ose me marshin opsional automatik DSG.

Premiera zyrtare e Leon X-Perience do të zhvillohet gjatë vjeshtës në panairin e automjeteve në Paris, ndërsa shitja do të fillojë menjëherë pas. /Telegrafi/