Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe për arsim, shkencë dhe sport, transmeton Telegrafi.
Në rend dite të Seancës së Komisionit për mundësi të barabarta midis grave dhe burrave është Shënimi i 10-vjetorit nga miratimi i Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave. Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do të debatojnë për Propozimligjin për noteriat, në lexim të dytë.
Në Komisionin për arsim, shkencë dhe sport duhet të vazhdojë debati për Propozimligjin për themelim të Universitetit për mbrojtje kombëtare, siguri dhe paqe “Damjan Gruev” në Shkup, ndërsa në rend dite është edhe Propozimligji për ndryshim të Ligjit për arsim të lartë, të dy në lexim të dytë. /Telegrafi/