Telegrafi

Seancë gjyqësore për vjedhjen në NLB ‘Tutunska Banka’ në Shkup

Sot duhet të filloj procesi gjyqësor për vjedhjen më të madhe të parave në Maqedoni, kur nga arka e NLB “Tutunska Banka” ishin vjedhur 400.000 franga dhe 645.000 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e kaluar u anulua me kërkesë të palës mbrojtëse. Kjo është seanca e dytë, pas seancës se parë të 31 gushtit. Vonesa ishte për shkak të burgut hetues në Shutkë të cilët i kishin të siguruar tre të akuzuarit për këtë rast.

Prokuroria publike pas kryerjes së hetimit në qershor ka ngritur hetim kundër tetë personave.

Sipas prokurorisë, nga 31 marsi deri 8 gusht katër të parët ishin të akuzuar se në disa raste me qëllim dhe në shumicën e kohës ishin në veprim, duke përfituar nga pozicioni tyre i punës ato vjodhën para nga banka. /Telegrafi/