Site icon Telegrafi

Seancë gjyqësore kundër Demirit, për demolimin e zyrës së Ivanovit

Seancë gjyqësore do të mbahet sot kundër anëtarit të partisë “E majta”, Mariglen Demiri, për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestat e vitit të kaluar kundër vendimit të presidentit, Gjorge Ivanov, për faljen e të akuzuarve në PSP.

Demiri akuzohet se ka marrë pjesë në demolimin e zyrës kombëtare të presidentit, ndërsa shteti kërkon nga ai dëmshpërblim prej 8.500 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati Sasho Dukovski kontestoi hetimet dhe tha se është bërë në mënyrë joligjore, ndërsa Demiri u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet.

Përveç kundër Demirit, proces gjyqësor ka edhe ndaj një anëtari tjetër të partisë “E majta”, Zdravko Saveski dhe dy anëtarë të kryesisë, të cilat po zgjasin më shumë se një vit dhe me shtyrje të vazhdueshme të seancave./Telegrafi/

Exit mobile version