Telegrafi

Seancë e përbashkët qeveritare e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në Podgoricë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Malit të Zi, sot në Podgoricë do të mbajnë seancë të përbashkët qeveritare.

Delegacionin e Maqedonisë së Veriut do ta udhëheq kryeministri Zoran Zaev, i cili me ftesë të homologut malazez Dushko Markoviq, po qëndron në vizitë zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë pritet të shqyrtohen disa informacion në interes të të dy vendeve për zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit, ndërsa do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në sferën e punëve të brendshme, mbrojtjen e ambientit jetësor dhe shëndetësi.

Zaev vizitën zyrtare në Malin e Zi e ka filluar dje, ku pati takim me presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryetarin e Kuvendit Ivan Brajoviq./Telegrafi/