Site icon Telegrafi

Seanca të reja për rastet e PSP-së “Titanik” dhe “Dhuna në Qendër”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca të reja për rastet të PSP-së “Titanik” dhe “Dhuna në Qendër”.

Gjykimi për parregullsi zgjedhore “Titanik” gjendet në fazën e dhënies së dëshmive materiale.

Në rastin “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili është arratisur në Hungari, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todoroski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janeskim Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Këta dyshohen për lidhje kriminale, dëmtim të të drejtës së votës, dëmtim të zgjedhjeve të lira, blerje të votave, shkatërrim të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorim të mjeteve financiare gjatë fushatës.

Seancë e re duhet të mbahet edhe për rastin “Dhuna në Qendër” ku akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe shumë presona të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version