Site icon Telegrafi

Seanca të reja për rastet e PSP-së “Titanik” dhe “Arka”

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca të reja për rastet e PSP-së “Titanik” dhe “Arka”.

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” gjendet në fazën e dëshmive dhe duhet të vazhdojë me publikimin e materialeve dëshmuese.

Për këtë rast akuzohen Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakiseski, Gordana Jankulloska dhe disa persona tjerë.

Seancë e re do të mbahet edhe për rastin e PSP-së “Arka” që ka të bëjë me blerjen e pajisjeve të komunikimeve elektronike për Drejtorin e Pestë të DSK-së.

Për këtë rast akuzohen Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-komandanti i DSK-së, Goran Grujevski dhe Toni Jakimovksi./Telegrafi/

Exit mobile version