Seanca e Kuvendit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës do të mbahet të premten, më 14. 12. 2018, në orën 10:00.
Në rend dite do të jetë shqyrtimi i këtyre tri projektligjeve:
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndryshe, tri projektligjet që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri në lexim të parë janë miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 18 tetor 2018.
Derisa zyrtarë të NATO-s janë shprehur kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës në këtë periudhë, Kosova ka marr mbështetjen e SHBA-së për ecjen para me formimin e ushtrisë.
Kur kanë mbetur pak ditë deri në votimin e projektligjeve për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”.
Këto automjete, që pritet të jenë në dispozicion të FSK-së, pasi të marrë mandatin e Forcës së Armatosur, i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.
Mësohet se FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane. /Telegrafi/
Foto: Arkiv