Ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka folur rreth mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Tashmë janë mbledhur 46 nënshkrime për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti, për shkak të mos heqjes së plotë të taksës dhe shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu që vjen nga radhët e LDK-së.
I pyetur se a paraqet shkelje të rekomandimeve të OBSH-së dhe IKSHP-së mbajtja e një seance për mocionin e mosbesimit në këto kushte kur vendi po përballet me coronavirus, Ismaili tha se do të kryejnë detyrën e tyre si deputet nëse thirret kjo seancë.
“Mendoj që vijmë në një risk të të qenit deputet. Pra, ne do të kryejmë punën tonë nëse thirret seanca”, u shpreh ai.
Ismaili ka përmendur edhe seancën për votimin e buxhetit, kur kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani kishte siguruar se ambienti i Kuvendit është dezinfektuar.