Seanca gjyqësore për rastin “Ryshfeti” në të cilën i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev, që duhej të mbahje sot në Gjykatën Penale, është shtyrë për më 25 dhjetor të këtij viti.
Arsyeja për shtyrjen e seancës ka qenë që të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila më 27 nëntor duhet të vendos nëse materialet e inçizuara (video) do të pranohen si dëshmi në procedurë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zoran Zaev në shoqëri të avokatëve të tij, sot u paraqit në gjykatë.
Ai në rastin “Ryshfeti” akuzohet se gjatë periudhës së tij si kryetar i Komunës së Strumicës, ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni Ivan Nikollov, në vlerë prej 160 mijë eurove për vend ndërtimor në Strumicë./Telegrafi/