Në Gjykatën Penale të Shkupit ka vazhduar sot seanca për lëndën “Tanku”, ku të akuzuar janë ish-funksionarët, Nikolla Gruevski dhe Gordana Jankulloska.
Dëshmitar në seancën e sotme ishte Kiro Todorovski, is-shef i kabinetit të Jankulloskës, i cili tha se mercedesi i shtrenjtë duhej patjetër të blihet, për të qenë në shërbim të delegacioneve të jastme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I propozuar si dëshmitar i PSP-së, ai pohoi se blerja ka qenë ligjore, edhe pse për PSP-në është kontestuse. Në tënder është paraqitur vetëm një firmë, dhe se me mercedesin luksoz për herë të parë është vozitur ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, por edhe emiri i Katarit.
Por, PSP-ja e konteston këtë çështje, duke dyshuar se është favorizuar kompania Makautostar, prandaj edhe të akuzuarit kanë lejuar vazhdimin e procedurave.
Todorovski, që tani është agjent nën ombrellën e kryetarit Ivanov, ishte anëtarë i komisionit që në 2012 e bleu mercedesin luksoz prej 600 mijë eurove. Seanca e sotme zgjati disa orë./Telegrafi/