Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale, ku mesin e të akuzuarve është edhe Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari ku edhe ka kërkuar azil politik.
Mbajtja e seancës së sotme është paqartë pasi Gruevski për disa ditë është i pakapshëm për policinë, ndërsa prej të hënën në mbrëmje kërkohet me fletarrest për shkak të vuajtjes së dënimit me dy vite burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rasti “Titanik” është hapur për dyshimet rreth parregullsive zgjedhore, ndërsa të akuzuar janë edhe Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska.
Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë edhe për rastin “Lëndina”, ku i akuzuar është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas së bashku me vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan.
Ata akuzohen për ndërtime pa leje të tre shtëpizave në Zelenikovë. Sipas PSP-së, ata pasi kanë përfunduar ndërtimin e shtëpizave janë pajisur me leje nga komuna.