Është shtyrë seanca publike në të cilën Gjykata e Apelit duhej të vendoste nëse video-inçizimet të publikuara në Youtube, do të jenë dëshmi në rastin “Ryshfeti”.
Arsyeja për shtyrjen e seancës ishte pasi gjykatësi i lëndës është emëruar gjykatës në Gjykatën e Lartë, ndërsa në këtë akoma nuk është zgjedhur gjykatës i ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Avokatët e Zaevit kërkuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1 që inçizimet të ndahen nga provat pasi janë publikuar në disa media dhe bëhet fjalë për inçizim sekret.
Gjykata refuzoi këtë kërkesë, ndërsa avokatët dorëzuan ankesë në Gjykatë e Apelit.
Zaev në rastin “Ryshfeti” është i akuzuar se në kohën si kryetar i Strumicës ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni Ivan Nikollov në vlerë prej 160 mijë eurove për tokë ndërtimore në Strumicë./Telegrafi/