Sot vazhdojnë seancat për të akuzuarit e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në lëndët “Tenderët” dhe “Shuplakat”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lëndën “Tenderët” e akuzuar është ish-ministresha Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila dyshohet për keqpërdorime në punët ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, si pjesë e projektit “Shkupi 2014”.
Në lëndë “Shuplakat”, të akuzuar janë ish-funksionarët, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniela Rangellova, përfshi nëntë persona tjerë.
Ata dyshohen për nxitje të dhunës në protestat para komunës Qendër, në vitin 2013./Telegrafi/